
Champions League zbret sot në mbrëmje në fushë me raundin e fundit në grupe. Inter-Barcelona ka marrë fokusin kryesor ndër takimet e tjera, jo vetëm prej emrave, por edhe për fatin e kualifikimit të zikaltërve.
Interit i nevojitet fitorja për të siguruar kalimin më tej, pavarësisht rezultatit të ndeshjes Dortmund-Sllavia e Pragës, pasi italianët aktualisht renditen të dytët në grup.
Mungon Leo Messi, i cili është lënë pushim nga Valverde pas paraqitjes së shkëlqyer në kampionatin spanjoll në fundjavë, por edhe duke qenë se Barcelona është e kualifikuar si e para e grupit.
Takimet e tjera interesante të mbrëmjes do të jenë ato mes kampionëve të Liverpool ndaj Salzburg, Genk-Napoli apo Chelsea-Lille. (A2 Televizion)