Kur luante vet futboll njihej si lojtar i ashpër, që nuk ngurronte kurrë të futej në një dyluftim apo të përballej me kundërshtarët. Por të mërkurën në mbrëmje, Robbie Savage, nuk i mbajti dot lotët ndërsa djali i tij, Charlie Savage, debutoi me Manchester United.
18-vjeçari u fut në pesë minutat e fundit të ndeshjes së Champions League kundër Young Boys dhe Savage, i cili sot është komentator sportiv, pranoi se ishte një moment emocionues. Kur djali i tij u afrua te vija anësore, ai tha: “Dikush ta nxjerrë topin jashtë”.
“Charlie Savage zëvendëson Juan Mata. Nuk do ta kisha besuar kurrë që do të thosha këto fjalë. Çfarë dite krenare për tim bir pas një pune të palodhshme. Çfarë dite edhe për mua, mamanë dhe gjyshërit e tij”.
Savage pranoi se kishte edhe më shumë emocione për faktin që djali i tij realizoi diçka që ai nuk mundi ta bënte. Uellsiani ishte pjesë e të rinjve të famshëm të United, në vitin 1992, bashkë me yje si David Beckham, Gary Neville, Paul Scholes etj., por nuk arriti kurrë të debutonte me skuadrën e parë.
Gjatë karrierës 17-vjeçare luajti me Leicester, Blackburn dhe Birmingham, si dhe disa skuadra të tjera, ku ka koleksionuar 89 kartona të verdhë - por vetëm 1 të kuq - dhe 20 gola. (A2 Televizion)