Laçi ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në “Air Albania”, duke mposhtur Kukësin 1-2, mes tensioneve në tribunë.
Guindo ishte heroi i Laçit në këtë sfidë, i cili realizoi dy gola që me nisjen e ndeshjes, në minutën e 11 dhe 13. Ndërkohë, në pjesën e dytë, Kukësi arriti të shkurtojë diferencën me Edi Basan, por vetëm kaq edhe pse fituan një 11-metërsh, të cilin e shpërdoroi Hila.
Pas këtij momenti pati tensione në tribunë edhe pse numri i tifozëve ishte i ulët në këtë sfidë. Përkrahësit e dy ekipeve u përplasën në tribunë dhe u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjakrat.
Me këtë fitore, Laçi ngjitet në vendin e katërt me 18 pikë, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e dytë me 23 pikë. (A2 Televizion)