Chelsea gjen zëvendësuesin e Tuchel

Nga A2 CNN
8 Shtator 2022, 16:33 | Futboll

Graham Potter është bërë trajneri i ri i Chelsea. Mediat angleze publikojnë se tekniku aktual i Brighton do të jetë në stolin e “Bluve” të Londrës në ndeshjen ndaj Fulham, të shtunën.

Potter u zyrtarizua shumë shpejt nga Chelsea, që nuk kërkon të humbasë më shumë kohë për të zëvendësuar Thomas Tuchelin, i cili do të marrë dëmshpërblim rreth 15 milionë euro për prishjen e njëanshme të kontratës.

Potter mori lejen nga drejtuesit e Brightonit për të nisur bisedimet me pronarët e Chelsea të mërkurën pasdite. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/07/chelsea-shkarkon-trajnerin-me-shume-shanse-per-brojen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos