Romelu Lukaku nuk grumbullohet me skuadrën për super ndeshjen ndaj Liverpool.
Tekniku i Chelsea, Thomas Tuchel i ka konsideruar mungesë profesionializimi dhe respekti për klubin, deklaratat e tij për mediat italiane, ku shfaqte shenja pendesa për largimin e tij nga Inter.

Belgu i kërkoi ndjesë publike zikaltërve, por edhe kjo nuk ka shërbyer për të qetësuar situatën. Tifozët e Interit hapën një banderolë të madhe ku lexohej se “Nuk ka rendësi ai që largohet kur fillon shiu, por ka rëndësi ai që qëndron kur ka stuhi".
Kjo për të treguar se nuk janë aspak dakord me një rikthim të mundshëm të tij në Milano. (A2 Televizion)