Chelsea “ndërhyn” në luftën në Ukrainë

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 16:11 | Futboll

Chelsea bleu Mykhaylo Mudryk nga Shakhtar Donetsk për 100 milionë euro, në një tjetër blerje të bujshme në merkaton e verës për klubin londinez.

Por, ky operacion do të ketë ndikim edhe në luftën në Ukrainë, pasi klubi i Shakhtar Donetsk ka njoftuar se 23 milionë euro do të shkojnë “për të ndihmuar ushtarët tanë dhe familjet e tyre”.

Presidenti Rinat Akhmetov shtoi: “Paratë do të përdoren për nevoja të ndryshme: medikamente, proteza dhe mbështetje psikologjike. Për të garantuar transparencën, paratë do të mbikëqyren nga një ekip i pavarur, që do të jetë në kontakt me ushtarët që mbrojnë Azovstalin, familjet e tyre, mjekët dhe vullnetarët”.

Sipas tij, Ukraina vijon të ketë sot futboll vetëm falë heroizmit të ushtarëve: “Sot mund të flasim për futboll vetëm falë ushtrisë ukrainase, falë popullit ukrainas dhe mbështetjes së madhe të së gjithë botës civile”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos