
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka nisur menjëherë nga puna. Pasi ndoqi nga afër ndeshjet e Kategorisë Superiore, braziliani udhëtoi drejt Italisë, për të vëzhguar kuqezinjtë që luajnë në Serie A. Të shtunën, trajneri ishte i pranishëm në takimin Inter – Hellas Verona, ku mesfushori Kristjan Asllani luajti për rreth 35 minuta.
Ndërkohë, të dielën Sylvinho ndoqi ndeshjen e Romës me Fiorentinën, aty ku Marash Kumbulla u aktivizua si titullar nga Jose Mourinho. Në lupën e trajnerit të Kombëtares do të jenë edhe Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami në ndeshjen Empoli – Sampdoria. (A2 Televizion)