
Atletico Madrid vuajti, por në fund arriti të thyente Real Valladolid. Sfida e luajtur në kryeqytetin spanjoll përfundoi 1-0 për skuadrën e Simeones, falë golit të shënuar nga Vitolo, 9 minuta përpara fundit të lojës.
Me këtë sukses “kolconeros” i bashkohen Sevillas në vendin e tretë të renditjes në La Liga.
Në takimet e tjera të luajtura në Spanjë, Getafe nuk shkoi më tepër se barazimi 1-1 në shtëpi përballë Eibar, Atletic Bilbao fitoi minimalisht ndaj Betis, ndërsa Espagnol u thye 3-1 në shtëpi nga Levante, ku shkëlqeu sërish shqiptari nga Maqedonia, Enis Bardhi. (A2 Televizion)