Chelsea tallet me Cristiano Ronaldon

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 12:25 | Futboll
Chelsea tallet me Cristiano Ronaldon

Goli i Cesar Azpilicueta në fitoren 2-1 të Chelsea ndaj Lille, që i dha kualifikimin “Bluve” në 1/8 e finaleve të Champions League, ishte i dyti personal për mbrojtësin spanjoll në këtë edicion.

Kjo statistikë u përdor nga klubi londinez për të lavdëruar kapitenin e ekipit, por në të njëjtën kohë edhe për t’u tallur me Cristiano Ronaldon, i cili është golashënuesi më i mirë në historinë e Champions.

Portugezi i Juventusit ka shënuar vetëm një gol në fazën e grupeve dhe Chelsea shkruan kështu në Twitter: “César Azpilicueta ka shënuar dyfishin e golave të Cristiano Ronaldos në këtë edicion të Champions League. Numrat flasin vetë”. (A2 Televizion)

https://twitter.com/ChelseaFC_Sp/status/1204509941266092038

A2 CNN Livestream

Latest Videos