Chiara Ferragni i thotë "mirupafshim" Greqisë, me foto nga Shqipëria

Nga A2 CNN
28 Qershor 2021, 16:56 | Lifestyle

Blogerja më e famshme në botë, Chiara Ferragni ka vizituar së fundmi Greqinë, ku ka prezantuar produktin e saj më të ri “Nespresso X Chiara Ferragni”.

Pas disa ditëve me diell në Athinë, blogerja është rikthyer në Itali, por pa harruar të falenderojë shtetin helen për ditët e mrekullueshme.

“Mirupafshim për tani Greqi! Kalova kohën më të bukur!”, shkroi ajo në një Instastory, ku duket bregdeti shqiptar.

Në fotografinë e postuar prej saj duket Karaburuni, Vlora dhe një pjesë e bregdetit Jon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos