CIA reagon për rebelimin e Wagner: Tregon dëmin që Putin i ka bërë Rusisë

Nga A2 CNN
2 Korrik 2023, 09:17 | Bota
CIA reagon për rebelimin e Wagner: Tregon dëmin që Putin i ka

Shefi i CIA-s, William Burns reagoi për herë të parë në lidhje me rebelimin e grupit të mercenarëve Wagner ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, i cili sipas tij tregoi në një farë mënyre dëmin që lideri i Kremlinit i ka bërë vendit të tij me agresionin ndaj Ukrainës.

“Është e habitshme që Prigozhini i parapriu veprimeve të tij me akuza të ashpra mbi arsyetimin e rremë të Kremlinit lidhur me agresionin në Ukrainë dhe për mënyrën e drejtimit të luftës nga udhëheqja ushtarake ruse. Këto fjalë dhe veprime do të kenë ndikim për disa kohë, një kujtesë e gjallë e efektit gërryes të luftës së Putinit në shoqërinë dhe regjimin e tij”, tha Burns.

Burns, i cili më herët ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Rusi, e cilësoi rebelimin e Prigozhinit si një sfidë të armatosur ndaj shtetit rus, por mohoi rolin e Amerikës në të.

Nga ana tjetër, Burns shprehet se lufta kishte qenë një dështim strategjik për Rusinë, duke nxjerrë në pah dobësinë e saj ushtarake dhe dëmtuar ekonominë ruse për vitet që vinë.

“Pakënaqësia ndaj luftës do të vazhdojë ta gërryejë udhëheqjen ruse nën petkun e propagandës shtetërore dhe represionit”, përfundoi Burns. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos