
70 vite kinostudio, 70 vite histori e filmit shqiptar janë festuar me kolonat më të bukura zanore të kinematografisë tonë, sigurisht me yjet dhe ata që shënjojnë emrin e tyre në historinë e filmit shqiptar.
Një plejadë artistësh që këtë mbrëmje kanë duartrokitur njëri-tjetrin, kjo ishte atmosfera e krijuar në ambientet e jashtme të Ministrisë së Kulturës, ku dikur shkruhej historia e një produksioni të ri.
Nën tingujt e muzikës, ministrja Margariti ka dhuruar për artistët edhe nga një trofe simbolik. (A2 Televizion)