Pëson infarkt në timon dhe përplas me makinë grupin e çiklistëve, 4 viktima

Nga A2 CNN
14 Korrik 2022, 17:52 | Aktualitet

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ku një i moshuar ka pësuar infarkt në timon dhe me makinën e tij ka përplasur një grup çiklistësh, duke vrarë 3 prej tyre. Në aksident ka mbetur i vdekur edhe drejtuesi i makinës.

Nga ngjarja e ndodhur në Grosseto kanë mbetur të plagosur edhe 6 persona të tjerë.

Njëri nga të mbijetuarit e aksidentit është shprehur: “Pashë makinën që ishte në korsinë e gabuar dhe i bërtita shokëve përpara që të bënin kujdes. Vetë isha në fund të grupit dhe kam shpëtuar për mrekulli”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos