
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 186 raste të reja me koronavirus, nga 1674 testime të kryera.
Komunat më të prekura vijojnë të jenë Shkupi, Kumanova, Shtipi, Prilepi, Tetova dhe Struga.
Instituti për Shëndetin Publik konfirmon se 85 pacientë janë shëruar, ndërsa 7 të tjerë humbën jetën.
Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 16.274 persona të prekur nga virusi me origjinë nga Kina, 675 prej të cilëve kanë humbur jetën. (A2 Televizion)