
Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut raportuan 4 viktima të tjera nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ndërkohë që numri i rasteve të reja pësoi një rënie dhe arriti në shifrat 37.
Në raportin e ministrisë po ashtu bëhet e ditur se në ditën e fundit janë shëruar edhe 131 pacientë.
Gjithashtu mësohet se 1 kopsht është mbyllur ndërsa punonjësit e dy të tjerëve janë izoluar pas shfaqjes së rasteve me koronavirus në mesin e personelit. (A2 Televizion)