Rritet numri i të infektuarve me Covid në Malin e Zi

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 22:42 | Ballkani
Rritet numri i të infektuarve me Covid në Malin e Zi

E ndërsa në vendet e tjera të rajonit ka nisur një trend ulës i rasteve të reja me Covid-19, nuk mund të themi të njëjtën gjë për Malin e Zi.

Fqinjët tanë kanë raportuar 3 viktima të tjera dhe 230 persona të tjerë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit. Shifra këto që nuk raportoheshin prej disa kohësh në Malin e Zi.

Që nga nisja e pandemisë në Malin e Zi numërohen mbi 7000 të infektuar dhe 123 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos