Cikloni “Harold” sjell shkatërrim në Fixhi

Nga A2 CNN
8 Prill 2020, 09:01 | Bota

Një ciklon i fuqishëm goditi të mërkurën shtetin ishullor të Fixhit duke sjell shkatërrim dhe përmbytje në kryeqytetin e Suvas, në një kohë kur mijëra banorë janë mbyllur në shtëpitë e tyre nga frika e koronavirusit.

Cikloni Harold arriti fuqinë e tij maksimale ndërsa kalonte në jug të Fixhit në mesditë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi dhe linja komunikacioni.

Sipas autoriteteve si pasojë e erës së fuqishme që shoqëronte ciklonin dhjetëra persona janë lënduar, por fatmirësisht nuk raportohet asnjë viktimë.

Banorët janë urdhëruar të qëndrojnë në banesat e tyre deri në një urdhër tjetër sepse vendi është vendosur në karantinë për shkak të pandemisë së koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos