Precipiton situata në Francë, shënoi numrin më të madh të vdekjeve në botë

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 21:14 | Bota
Precipiton situata në Francë, shënoi numrin më të madh

Kur mendohej se dita e djeshme me 833 të vdekur do të ishte një rekord i trishtë për Francën, sot vendi evropian përjeton një makth të papritur, duke dyfishuar praktikisht  numrin e viktimave me COVID-19.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit kanë qenë 1417 të vdekurit, ku 607 kanë ndërruar jetë në spital dhe rreth 820 në azilet e shumta, që përbëjnë një nga pikat kritike të situatës në Francë.

Shifrat e sotme tejkalojnë edhe shifrat e Shteteve të Bashkuara gjatë ditës së fundit, duke e renditur në majë të vdekjeve në planet.

https://a2news.com/2020/04/07/833-te-vdekur-ne-24-ore-ministri-francez-situata-do-te-perkeqesohet/

Franca ka kaluar edhe shifrën e 10 mijë viktimave, dhe trendi në rritje nuk duket se ka kapur ende pikun, si në Itali dhe Spanjë.  

Të prekurit francezë nga COVID-19 në total arrijnë në 109 mijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos