
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hyrë në pikun e pandemisë koronavirus. Autoritetet raportuan më shumë se 1100 viktima në 24 orët e fundit, shifra më tragjike që prej shpërthimit të virusit.
Rreth 11 000 persona kanë humbur jetën në total për shkak të Covid-19.
Të prekurit në këtë vend janë rreth 370 000, më shumë se çdo shtet tjetër i botës. Nju Jorku mbetet shteti amerikan më i prekur, ndërsa shifrat po rriten me shpejtësi dhe në qytetin e Çikagos.
Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara koronavirusi i ri po përhapet më shpejt në komunitetet afro-amerikane që nuk respektojnë me përpikmëri karantinën apo distancën sociale. (A2 Televizion)