Cikloni i fuqishëm godet Australinë, shpejtësia e erës arriti 218 km në orë

Nga A2 CNN
14 Prill 2023, 07:52 | Bota
Cikloni i fuqishëm godet Australinë, shpejtësia e erës

Një ciklon i fuqishëm ka goditur Australinë Perëndimore, rreth mesnatës së të enjtes me orën lokale, me një shpejtësi ere që theu rekordin e 10 viteve më parë, në të njëjtin vend.

Cikloni Ilsa arriti në tokë midis De Gray dhe Pardoo Roadhouse si një stuhi e kategorisë 5, sipas Byrosë Australiane të Meteorologjisë. Që atëherë, cikloni është dobësuar dhe po lëviz në juglindje në të gjithë shtetin, duke sjellë shi të dendur dhe erëra prej 120 kilometrash në orë.

Pak para se të godiste kontinentin, Ilsa kaloi me shpejtësi mbi ishullin Bedout, një ishull i vogël i pabanuar, ku shpejtësia e erës arriti 218 km/h, gjatë një periudhe 10-minutëshe. Rekordi i mëparshëm ishte 194 km/h, kur cikloni George goditi vendin në vitin 2007.

Të premten herët, dolën raporte për "dëm të madh" në Pardoo Roadhouse, një destinacion popullor për udhëtarët në autostradën përgjatë bregdetit.

Autoritetet i kishin paralajmëruar banorët që të lidhnin çdo gjë që mund të fluturonte në erëra të forta.

Cikloni është më i forti që ka goditur rajonin në rreth 14 vjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos