Sllovenia do të vrasë 230 arinj për të garantuar sigurinë e qytetarëve

Nga A2 CNN
14 Prill 2023, 07:15 | Bota
Sllovenia do të vrasë 230 arinj për të garantuar

Sllovenia do të vrasë 230 arinj të murrmë për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Lajmin e dha ministri i Burimeve Natyrore dhe Çështjeve Territoriale, Uros Brezan, sipas të cilit kjo është një masë e nevojshme “për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve”, si dhe për të shmangur dëmtimin e tepërt të shkaktuar nga këto kafshë.

Qëllimi është që në vitet e ardhshme numri i arinjve të arrijë në 800. Aktualisht, në Slloveni janë rreth 1100, por për një zonë si Sllovenia popullsia ideale do të ishte 450-500 arinj.

Mazhoranca qeveritare, përmes socialdemokratëve, ka paraqitur edhe amendamentin e ligjit për mbrojtjen e kafshëve, i cili ndër të tjera parashikon stalla kalimtare, inspektime të specializuara dhe vendosjen e videve mbikëqyrëse të detyrueshme në thertore. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/13/arusha-kthehet-ne-tmerrin-e-alpeve-italiane-vrau-nje-26-vjecar-ka-plagosur-edhe-dy-alpiniste/

A2 CNN Livestream

Latest Videos