Rrjedhja e dokumenteve sekrete të ushtrisë amerikane, FBI arreston 21-vjeçarin Teixeira

Nga A2 CNN
13 Prill 2023, 20:31 | Bota

FBI ka vënë në pranga 21-vjeçarin Jack Teixeira, si i dyshuar për nxjerrjen e dokumenteve sekrete të ushtrisë amerikane.

Ndërkohë operacionet po vijojnë në Dighton-in e veriut dhe Massachusetts sipas mediave në vend.

I pyetur nëse mund të konfirmojë se Jack Teixeira ishte personi që dyshohet se i ka nxjerrë dokumentet sekrete, zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.

Megjithatë, ai shtoi se aktualisht po kryhen hetime dhe se kjo është një çështje e Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së.

https://youtu.be/e92p1L-s290

Teixeira ishte identifikuar nga The New York Times përpara arrestimit të tij të enjten si drejtuesi i grupit online ku u postuan dokumentet e klasifikuara.

FBI kishte ngushtuar numrin e njerëzve që ata besonin se mund të ishin përgjegjës për rrjedhjet dhe ditëve të fundit kishin marrë në pyetje disa persona. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/13/nyt-dokumentet-sekrete-te-inteligjences-amerikane-i-nxori-nje-21-vjecar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos