Cikloni i kategorisë së 5-të bën kërdinë në Fixhi

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2020, 08:38 | Bota

Një ciklon i fuqishëm që përfshiu Fixhin ditët e fundit shkaktoi dëme të mëdha në disa zona dhe la qindra banorë pa strehë dhe ujë të pijshëm.

Numri i të vdekurve nga Cikloni Yasa, i cili u kategorizua si një stuhi e kategorisë pesë arriti në katër, thanë autoritetet.

Pamjet ajrore tregojnë se provinca Bua në ishullin verior të Vanua Levu pësoi 70% dëm dhe shkatërrim, ndërsa ishulli i vogël Kia u shkatërrua plotësisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos