Cikloni shkatërrues, dhjetëra viktima në Mozambik dhe Zimbabve

Nga A2 CNN
18 Mars 2019, 16:54 | Bota
Cikloni shkatërrues, dhjetëra viktima në Mozambik dhe Zimbabve

Cikloni që goditi qytetin port të Beiras në Mozambik kishte impakt masiv dhe tmerrues, sipas Kryqit të Kuq.

Cikloni Idai preku tokën të enjten me erëra deri në 177 km në orë, por ekipet e shpëtimi mundën të arrijnë në Beira vetëm të dielën. Shumë njerëz janë shpëtuar nga pemët, banesat janë shkatërruar dhe godinat kanë mbetur pa çati.

Cikloni vrau të paktën 150 persona në Afrikë 80 në jug të Zimbabves e rreth 70 të tjerë në Mozambik. Edhe Malavi është goditur rëndë, ku përmbytjet e shkaktuara nga reshjet që paraprinë ciklonin i morën jetën të paktën 122 njerëzve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos