Disa vetë kanë mbetur të plagosur pasi një person ka hapur zjarr ndaj tyre në një tren në Utreht të Holandës. Policia konfirmon ngjarjen ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ambulancat janë parë në zonë.
Policia e Utrehtit konfirmon se ka disa të plagosur dhe ka nisur “gjuetia” për autorin e dyshuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Por mediat ndërkombëtare citojnë një dëshmitar okular që thotë se ka parë katër persona duke qëlluar një grua me armë, e cila bërtiste “nuk kam bërë asgjë” ndërsa rrëzohej në tokë.
Jimmy de Koster tha për “Utrecht TV”: “Po kthehesha nga puna kur ndodhi. Po qëndroja në semafor kur pashë një grua që ishte në të diku mes të 20-ave dhe 30-ava. Në atë moment dëgjova tre të shtëna ndërsa katër burra fillimisht u përpoqën ta tërhiqnin e më pas u larguan duke e lënë aty”. (A2 Televizion)