Cili është faji i Kosovës? Pse nuk ndëshkohet edhe Serbia njësoj?

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 20:02 | Aktualitet

Problemi i Kosovës, që po bëhet më shumë se rajonal, në fakt ka arritur në pikën që edhe kur e pyesin zëdhënësin e Bashkimit Evropian se përse nuk ndëshkohet edhe Serbia për ato që ndodhin në territorin e Kosovës, përgjigjja është pa përgjigje. Nuk janë çështje të së njëjtës peshë, thotë Evropa. Pyetja naive që ngrihet është se cili është faji i Kosovës, nëse nuk ka diçka tjetër më të madhe të fshehur dhe jo çështja e ca komunarëve periferik. Në lidhje me Skype me “Ditarin” në A2 CNN ishte eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të sigurisë, zoti Adrian Shtuni, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos