City fiton me goleadë dhe “blindon” vendin e dytë

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 08:23 | Futboll
City fiton me goleadë dhe “blindon” vendin e dytë

Pavarësisht se kurorëzimi kampion i Liverpool në Angli është çështje ditësh, Manchester City vijon të bëjë detyrën duke fituar në mënyrë të njëpasnjëshme ndeshjes e saj.

Blutë e Guardiolës mposhtën 5-0 Burnley, skuadër që duket se e ka siguruar mbijetesën këtë sezon.

"Citizens" zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë, në të cilën shënuan 3 gola. Dy herë e dërguan topin në rrjetë si mesfushori Phil Foden, ashtu edhe sulmuesi Mahrez, ndërkohë që shënoi edhe spanjolli David Silva.

Me këtë fitore, City duket i sigurt në vendin e dytë, pozicion që për disa javë u kërcënua nga Leicester. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=DG7TZUfL4kM

A2 CNN Livestream

Latest Videos