
Manchester City ka mposhtur 4-2 Tottenhamin, duke u ngjitur në vendin e dytë të Premier League.
Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola e mbylli pjesën e parë në disavantazh të dy golave, pasi Kulusevski dhe Emerson Royal shtangën “Qytetarët” në fundin e kësaj pjese.
Por, në pjesën e dytë erdhi reagimi spektakolar, me Cityn që shënoi 4 herë në portën e Lloris, me anë të Alvarez, Halaand dhe Mahrez (dygolësh). (A2 Televizion)