“Çlirohet” Adriatiku dhe Joni, largohet flota ruse

Nga A2 CNN
24 Prill 2023, 14:08 | Bota
“Çlirohet” Adriatiku dhe Joni, largohet flota ruse

Rusia ka bërë zhvendosjen më të madhe të një flote të saj detare që nga nisja e luftës në Ukrainë. Dhe kjo ka ndodhur pikërisht jo shumë larg brigjeve të Shqipërisë.

Media italiane e njohur “La Repubblica” raporton se një frigatë, dy korveta dhe anija çisternë që i shoqëronte kaluan njëra pas tjetrës ngushticën e Gjibraltarit, duke lundruar drejt Detit Atlantik. Kjo ishte një lëvizje surprizë që uli në minimum prezencën e Marinës Detare të Rusisë në Mesdhe.

Aktualisht, në ujërat që lagin dhe Shqipërinë, Moska ka lënë një nëndetëse konvencionale, një korvetë dhe një fregatë.

Ndërkohë, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tërhequr avionmbajtëset. Kjo duket si një fazë që qetësia e munguar është rikthyer në Detin Adriatik, Jon dhe në të gjithë Mesdheun.  (A2 Televizion)

https://youtu.be/H59qUY0Xk_Q

A2 CNN Livestream

Latest Videos