Çmenden në Rusi, 4-vjeçarëve u mësojnë si përdoren armët

Nga A2 CNN
20 Tetor 2022, 21:39 | Bota

Pamje tronditëse janë shpërndarë nga Rusia. Në to pretendohet se fëmijëve 4 dhe 5 vjeç iu jepen mësime mbi luftën dhe përdorimin e armëve.

Në pamje, një oficer iu flet fëmijëve të kopshtit për armët, kallashnikov, granatahedhës e antitank. Ngjarja pretendohet se ka ndodhur në një kopsht në Korolev, pranë Moskës.

Daily Mail shkruan se këto zhvillime vijnë në një kohë kur ushtria e Putin ka humbur me mijëra ushtarë gjatë luftës në Ukrainë, ndërsa shumë rekrutë janë dërguar së fundmi në vijën e parë të luftës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos