
Bejzbolli është një prej sporteve më të ndjekur në Amerikë dhe me lojtarë të cilët paguhen me shifra marramendëse. Megjithatë, edhe aty ndodh të shohësh episode skandaloze. I tillë ishte sherri në përballjen ndërmjet Sinsinatit dhe Pitsburg.
Një sherr i përmasave të turpshme, me konfrontime të ashpra fizike dhe ku nuk munguan as grushtet. Shkak ishte tensioni i vjetër ndërmjet dy skuadrave, prej ndeshjes së fundit të zhvilluar në muajin prill. Ai që e nisi sherrin ishte Amir Garret, i cili më pas u përjashtua nga loja, së bashku me shtatë lojtarë të tjerë. (A2 Televizion)