
Një prej shqiptarëve që ka festuar në Europa League është Kamer Qaka. Skuadra e mesfushorit shqiptar, Universitatea Kraiova u kualifikua në turin e tretë përballë Honvedit.
Në ndeshjen në Rumani ndodhi thuajse gjithçka. Nga tensioni ndërmjet lojtarëve, te problemet në tribuna, ku tifozët hodhën flakadanë dhe goditën me sende të forta arbitrin irlandezo-verior të ndeshjes.
Ambulanca hyri në fushë, me mjekët që i dhanë ndihmën e shpejtë gjyqtarit të gjakosur, ndërsa ndeshja dukej drejt pezullimit.
Por, frika e trazirave bëri që loja të vazhdonte. Koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola, ndërsa Universitatea Kraiova u kualifikua pas ekzekutimit të penalltive. (A2 Televizion)