
Vijon të jetë i lartë bilanci ditor si pasojë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e fundit të publikuara bën me dije se nga 3096 testime të kryera, 1064 prej tyre kanë rezultuar pozitive me virusi Sars Cov 2, ndërkohë 25 persona të tjerë kanë humbur jetën.
Numri më i madh i infektimeve vijon në Shkup, ndërsa më pas vjen Tetova, Kumanova, Shtipi dhe Manastiri
Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë kryer 286.181 testime për Covid-19, ku 44.898 persona kanë rezultuar pozitivë. (A2 Televizion)