
Maqedonia e Veriut ka raportuar 40 viktima nga koronavirusi brenda 24 orëve të fundit, shifër kjo që konsiderohet rekord në këtë vend që nga nisja e pandemisë.
Qytetet me më shumë humbje jete nga Sars-Cov-2 janë Shkupi, Prilepi, Gostivari, Manastiri, Shtipi dhe Veleshi.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1683 tamponë të kryer, 591 persona të tjerë janë infektuar me COVID-19, ndërsa 439 të tjerë janë shëruar.
Aktualisht, në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 47.636 persona të prekur nga koronavirusi, prej të cilëve 27.803 janë shëruar.
Ndërkohë, mbrëmjen e së hënës është mbledhur dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, i cili pasi diskutoi për situatën epidemiologjike në vend, vendosi të mos shtojë më masat shtrënguese. (A2 Televizion)