Koronavirusi në Greqi, kapacitetet drejt ezaurimit, shtrimi në spital gjithnjë e më i vështirë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2020, 08:29 | Ballkani
Koronavirusi në Greqi, kapacitetet drejt ezaurimit, shtrimi në spital

Pandemia po vështirëson kushtet spitalore në Greqi duke lënë gjithnjë e më pak mundësi trajtimi për të sëmurët.

Sikurse njofton, Ministria e Shëndetësisë në vendin helen në disa prej rajoneve të saj, shtrimi në spital po bëhet i vështirë.

Rreth 95% e shtretërve për COVID-19 në Selanik janë aktualisht të zënë, ndjekur nga Atika me 30%.

Në të gjithë vendin, 1177 shtretër janë në funksion, nga të cilët 914 janë të zënë. Po ashtu, ka edhe 170 shtretër në dispozicion në spitalet ushtarake, nga të cilat 119 janë të zëna. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos