Çmimet e hidrokarbureve, ekspertët: Rritje abuzive, nuk respektohen ligjet e rezervës së sigurisë

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 14:04 | Ekonomi
Çmimet e hidrokarbureve, ekspertët: Rritje abuzive, nuk respektohen

Çmimet e karburanteve në vend u rritën së fundmi me 5 lekë duke bërë që nafta të shitet mesatarisht nga 169 në 175 lekë për litër dhe benzina nga 171 në 180 lekë për litër. Kjo është rritja e pestë e çmimit të karburanteve në Shqipëri brenda tre muajsh.

Importuesit e hidrokarbureve ia faturojnë shtrenjtimin në vend rritjes së çmimit të naftës në bursa. Në tregjet financiare ndërkombëtare, ari i zi kuotohet me mbi 74.2 dollarë për fuçi, vlerë kjo më e lartë se para krizës shëndetësore, për shkak të faktit se ekonomia botërore ka nisur rimëkëmbjen dhe kërkesa për naftë është rritur.

Por për ekspertët e ekonomisë reflektimi i menjëhershëm në Shqipëri i rritjes së çmimit të naftës në bursa është abuziv.

Për të shmangur reflektimin e menjëhershëm të luhatjes së çmimit të naftës në bursa në tregun e brendshëm, kompanitë e hidrokarbureve janë të detyruara nga ligji “Për kirjimin e rezervës së sigurisë” që të krijojnë një sasi karburantesh për të paktën 90 ditë ose ndryshe, 3 muaj.

Por sipas ekspertit Bardh Sejdarasi ky ligj nuk zbatohet.

Ditët e fundit, rritje në tregun e brendshëm ka pësuar edhe cmimi i gazit, i cili tregtohet aktualisht nga 63 në 72 lekë/litër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos