
Përrallat e Andersenit janë të njohura në të gjithë botën. Thuajse çdo i rritur sot e risjell në vëmendje një lexim nga ky shkrimtar i madh që shkroijo vetëm për të vegjlit.
Në shqip për vite të tëra ekzistonin përmbledhje me përrallat a Andersenit. Një përmbledhje e përkthyer nga Bedri Dedja, një tjetër nga Pirro Misha.
Vandush Vinçani, Dritan Thomollari dhe Stathi Kostari janë po ashtu përkthyes të Andersenit, por mbërritja në shqip nga Klodian Briçi, ashtu si një vepër e plotë sjell me vete edhe një vlerësim, një vlerësim nga Komiteti i çmimit të madh Hans Christian Andersen në Danimarkë.
Briçi numëron thuajse 40 përkthime në portofolin e tij profesional, mes tyre Virginia Woolf, Selma Lagerlof apo George Orwell, por siç duket Anderseni botuar te Albas si një vepër e plotë, me përrallat e shoqëruara me ilustrime dhe kujdes gjuhësor do t’i jepte vlerësimin e duhur.
Ceremonia e dhënies së çmimit do të mbahet në 2 prill në Danimarkë kur edhe festohet datëlindja e shkrimtarit. (A2 Televizion)