'Tregimet e moçme shqiptare' është botimi më i mirë i vitit. Vepra e Mitrush Kutelit vlerësohet nga Biblioteka Kombëtare me çmimin e Bibliofilisë për vitin 2018.
Edhe pse një botim i ri, më luksoz e i përshtatshëm për kohën, nga tregimet e Kutelit nuk ka ndryshuar thuajse asgjë nga botimi me të cilin shumë prej shqiptarëve janë rritur, nisur që nga shkronjat e titujve e deri tek imazhet që shoqërojnë tregimet e moçme shqiptare.

E bija, Atalanta Pasko, pohon se është përpjekur të përcjellë te publiku atë që babai i saj ka lënë: “Është një libër i bërë me shumë dashuri, për t’i sjellë publikut një vepër sa më të bukur që të jetë në nivelin e tregimit të Kutelit”
Ilustrimet e imazhet në këtë botim, janë sërish ato të artistit e pedagogut Gazmend Leka.

“Kemi ruajtur vetëm pamjen e kopertinës, edhe pse ka ruajtur motivet. Është kënaqësi e vërtete sepse Takoj shpesh herë njerëz me një farë moshe ose studentët të mi dhe më thonë që jemi rritur me librin e Mitrushit dhe ilustrimet e tua, dhe nuk ka kënaqësi me të madhe për mua”, deklaron ilustruesi i njohur.
Tregimet e moçme shqiptare janë vlerësuar edhe në vitin 1986 me çmimin për ilustrimin më të mirë. (A2 Televizion)