Verilindja e Shqipërisë zgjohet e mbuluar me dëborë

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2018, 11:55 | Aktualitet

Verilindja e Shqipërisë u zgjua sot e mbuluar me dëborë, duke paraqitur problemet e para në qarkullim.

Që nga mbrëmja e së enjtes, reshjet kanë përfshirë të gjithë territorin ku zonat malore kanë marrë reshje dëbore nga 7 centimetra në zonat lindore deri mbi 20 centimetra dëborë, në ekstremin Verior të vendit.

Shkodra zgjohet e mbuluar me dëborë

Situata më e vështirë paraqitet në qarkun e Dibrës, ku në zonat e thella shkon mbi 30 centimetra dhe janë izoluar disa fshatra. Ndërkohë, qarkullimi duket i vështirë edhe në pjesë të rrugës Kukës-Peshkopi, ndërsa Rruga e Kombit kalohet normalisht.

Ndërsa në rrethin e Pukës situata më e vështir paraqitet në aksin Fushë Arrës - Iballe ku ka rreth 35 cm dëborë dhe kalimi është vështirësuar edhe për mjetet e larta.

Shkodra sot

Parashikohet që orët në vijim të sjellin kryesisht shira në pjesën më të madhe të vendit, kjo si pasojë e rritjes së temperaturave të ajrit por sërish dëbora mbetet prezente në zonat e thella në Veri.

Nesër dhe të dielën, reshjet do të kufizohen në ekstremin Verior dhe zona shumë të thella malore Lindore, ndërkohë që shtresa maksimale e dëborës do variojë nga 10 centimetra në zonat e banuara Veriore deri mbi 40 centimetra në zonat e thella të ekstremit Verior.

Reshjet parashikohet të largohen pas mesditës të së dielës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos