
Qeveria po shqyrton një kërkesë për rritjen e tarifave të kontrollit të pompave. Në kohën kur çmimi i karburanteve ka prekur nivele rekord në vendin tonë, koncesionari i këtij shërbimi kërkon nga qeveria ndryshimin e tarifave. Sipas ministres së Financave, kjo kërkesë po ndiqet nga një grup teknik pune i posaçëm.
Ministrja foli edhe për aksionin e nisur kundër informalitetit në deklarimin e pagave. Sipas saj, 28% e bizneseve reaguan duke rritur deklarimet e punonjësve të tyre. Për pjesën tjetër do të nisin së shpejti kontrollet.
Në daljen për shtyp, Ibrahimaj vlerësoi se ekonomia shqiptare u ringrit më shpejt nga sa pritej vitin e shkuar, duke shënuar rritje të konsumit dhe investimeve. Kjo ecuri solli më shumë të ardhura në buxhet dhe u reflektua në një nivel borxhi prej 78.1%, më i ulët nga projeksionet e mëhershme të Financave. (A2 Televizion)