Taksa e pronës, FMN i propozon qeverisë rritjen graduale

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2022, 14:31 | Ekonomi
Taksa e pronës, FMN i propozon qeverisë rritjen graduale

Pronat e shqiptarëve duhet të taksohen më shumë sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në analizën që i bën sistemit tatimor në vend, FMN gjen hapësirë për shumë të ardhura në buxhet që mund të vijnë nga reformimi i sistemit aktual të taksimit të banesave dhe njësive të biznesit.

Aktualisht taksa mbi pronës mbledh të ardhura sa 0.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, kur në vende të tjera të rajonit ajo sjellë para sa 0.8% të PBB-së. Qeveria, sipas FMN duhet ta synojë një nivel të ngjashëm, që nënkupton deri në 70 milionë euro më shumë të ardhura në vit.

https://a2news.com/2022/02/22/taksa-e-prones-mungon-databaza-bashkite-mbledhin-shume-pak-te-ardhura/

Kjo, sipas propozimit mund të vijë së pari nga finalizimi i kadastrës fiskale, që duhet përdorur si bazë për vlerësimin e pronës. Po ashtu, FMN kërkon heqjen e grupeve që përjashtohen nga taksimi, si pensionistët që jetojnë vetëm, godinat shtetërore, ato në pronësi të bashkive, apo ato që i transferohen ndërmarrjeve publike, godinat që përdoren për banesa sociale si dhe hotelet me 4 dhe 5 yje. Në vend të këtij përjashtimi, qeveria duhet të gjejë forma të tjera për të mbështetur këto kategori.

Së fundmi, propozohet rritja graduale e nivelit të taksimit. Aktualisht banesat paguajnë 0.05% të vlerës së tyre si taksë prone çdo vit, ndërsa njësitë e biznesit taksohen me 0.2% të vlerës së tregut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos