
Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon ndërhyrje urgjente në sistemin e TVSH-së, për të hequr përjashtimet që gëzojnë disa sektorë. Në një raport për Shqipërinë, FMN evidenton arsimin dhe shëndetësinë që kanë aktualisht 0% TVSH, turizmin që e ka TVSH në masën 6%, tregun e sigurimeve që e ka TVSH 10% dhe vendosjen në skemën e TVSH-së të shitjes së pronës nga ndërtuesi. Për FMN-në, përjashtime të tilla krijojnë shtigje për evazion dhe ulin të ardhurat në buxhetin e shtetit. I të njëjtit mendim është edhe eksperti kontabël, Sotiraq Dhamo i cili argumenton se skema aktuale e TVSH- së me këto përjashtime nuk ka funksionuar.
Eksperti Sotiraq Dhamo shpjegon se qeveria nuk duhet të përdorë politikat e përjashtimit nga TVSH-së për sektorë të caktuar, por rimbursimin e tyre në bazë të shitjeve. Dhamo shpjegon sesi mund të funksionojë kjo skemë.
Fondi Monetar ndërkombëtar vlerëson në raportin për Shqipërinë se sistemi ynë i TVSH i cili aplikohet prej 20 vitesh është i komplikuar dhe zbatimi i disa niveleve të këtij tatimi krijon shtigje për evazion dhe ul të ardhurat në buxhetin e shtetit, të vlerësuara në 5.4% vetëm në dy vitet e fundit. (A2 Televizion)