Taksa e pronës, mungon databaza, bashkitë mbledhin shumë pak të ardhura

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2022, 14:38 | Ekonomi
Taksa e pronës, mungon databaza, bashkitë mbledhin shumë pak

Taksa e pronës, e cila që prej vitit 2018 mblidhet sipas sistemit të ri të vlerës së pronës, nuk ka dhënë rezultat, ekspertët thonë se përgjegjësia për dështimin e reformës bie mbi institucionet, që ende nuk kanë një kadastër fiskale të plotë, që identifikon të gjitha pronat sipas vlerës dhe sipërfaqes. Ky shqetësim ngrihet nga kryetari i shoqatës së bashkive, Agron Haxhimali, sipas të cilit, bashkitë nuk janë të përgatitura duke mos pasur këtë databazë për pasuritë e paluajtshme, çka do ta bënte më të thjeshtë mbledhjen e taksave

Sistemi i taksës së pronës po has dhe vështirësi të tjera si performanca e ulët e administratës në identifikimin e pronave dhe mungesa e kulturës së qytetarëve të cilët i shmangen detyrimeve ligjore. Ndërkohë që FMN-ja sugjeron një rritje të nivelit të taksës së pronës gradualisht, sepse norma e aplikuar aktualisht që prej vitit 2008 është e ulët, Haxhimali shprehet se ky sistem i taksës nuk duhet të ketë përjashtime apo të jetë selktive, por të gjithë të taksohen sadopak ndërkohë që rritja duhet të vijë, duke zgjeruar bazën dhe jo shkallën.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Coplan, për vitin 2021, bashkitë kanë grumbulluar 3.8 miliardë lekë të ardhura nga taksa e pronës, duke ruajtur të njëjtin nivel me atë të 4 viteve më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos