Çmimi Pulitzer akuzon SHBA: Janë autorët e sulmit ndaj gazsjellësit rus

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2023, 22:00 | Bota

Shpërthimet në Detin Baltik që hapi te para duke e dëmtuar rëndë gazsjellësin North Sream 2, nuk kanë qenë një rastësi dhe as një sulm djallëzor i Kremlinit, por një kundërpërgjigje e arsyetuar i amerikanëve, me urdhër direkt të presidentit Joe Biden.

Kjo është në sintezë, akuza e përmbledhur në një raport me 5 mijë fjalë të një autori të zakonshëm, por të atij që në vitet ‘80 mbahesh ndoshta asi gazetari investigativ i parë në botë, fitues i çmimit Pulitzer.

Behët fjalë për 85-vjeçarin Seymour Hersh, një nga fytyrat më të njohura gjatë skandalit Watergate dhe në luftën e Vietnamit, ku ai raportonte për prestigjiozen New York Times, por edhe më vonë me trajtimin e personave të dyshuar si terroriste në burgun e Abu Ghraib, ku nuk mungonin tortura të frikshme.

Sipas Hersh, palombarët e forcave amerikane, zyrtarisht pjesë e një stërvitje të përbashkët të NATO-s  gjatë qershorit të kaluar në Gjermani, dhe e quajtur BALTOPS22, kanë vendosur eksploziv të tipit C4 përgjatë gazsjellësit.

Gjurma e shpërthimit në det

Sipas gazetarit të njohur dhe kontrovers, eksplozivi shpërtheu në shtator pasi u aktivizua me një sinjal sonar nga një mjet i forcave norvegjeze. Urdhri sipas gazetarit ka ardhur nga vetë presidenti Biden, për të penguar furnizimin  e Gjermanisë me gazin rus, dhe si pasoje varësinë e Berlinit nga dëshirat e Kremlinit.

Shtëpia e Bardhe ka reaguar ndaj akuzave të Hersh, duke i cilësuar ato si totalisht të cunguara dhe jo të vërteta, por lajmi ka bërë bujë veçanërisht në mbështetësit e teorive konspirative dhe atyre që haptazi mbështetin Putin.

Ndër vite, gazetari ka ashpërsuar tonet kundër administratës amerikane, shpesh herë duke mbështetur arsyet kundër Uashintonit të regjimeve si ato të Iranit, Sirisë dhe Rusisë, ndërkohë që edhe burimet që ai pranon për rastin e Nord Stream 2 janë mbajtur anonim.

Sipas ekspertëve, për shpërthimet u përdorën rreth 500 kilogramë eksploziv. Kampi i NATO-s vazhdon të dyshojë për Rusinë, Moska përgjigjet duke vënë në pikëpyetje SHBA-në dhe aleatët e saj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/26/nord-stream-ka-nevoje-per-500-milione-dollare-riparime-nyt-hedh-dyshime-cfare-interesi-kishin-ruset/
https://a2news.com/2023/02/02/lavrov-rusia-do-qe-ti-jape-fund-luftes-por-perendimi-vijon-te-furnizoje-kievin-me-arme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos