Ulet numri i rasteve të reja me koronavirus

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2023, 18:42 | Bota
Ulet numri i rasteve të reja me koronavirus

Është ulur numri i të infektuarve me koronavirus në krahasim me një ditë më parë, ndërkohë që sërish nuk është regjistruar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se 7 qytetarë janë infektuar me Covid-19, ndërkohë që në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

9 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 393 testime, nga të cilët  7 qytetarë  kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

4 në Tiranë, 2 në Vau I Dejës, 1 në Kuçovë.

Janë 125 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,586 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 9 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore               7

Të shëruar në 24 orë             7

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       393

Testime totale                   2,033,861

Raste pozitive                      333,307

Raste të shëruara                  329,586

Raste Aktive                             125

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      103

Fier                           8

Durrës.                    3

Vlorë                         3

Berat.                        3

Shkodër.                    3

Lezhë.                        1

Gjirokastër.                1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos