Shpëtohet 6-vjeçari pas 80 orësh nën rrënoja

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2023, 19:20 | Bota
Shpëtohet 6-vjeçari pas 80 orësh nën rrënoja

Një fëmijë 6-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në qytetin Dijarbakir të enjten, pasi kaloi pothuajse 80 orë nën rrënoja, pas tërmetit që goditi Turqinë.

Në videon e publikuar nga Reuters shihen ekipet e shpëtimit vendas, të cilët punuan për orë të tëra për ta shpëtuar.

Gjashtë vjeçari Besir Yildiz u kërkoi shpëtimtarëve që t'i siguronin ujë teksa ata përpiqeshin të hynin tek djali nga një vrimë e vogël.

Ekipet më vonë arritën ta nxirrnin nga rrënojat dhe e transferuan në spital për kontrolle mjekësore.

Autoritetet thonë se rreth 6,500 ndërtesa në Turqi janë shembur dhe shumë të tjera janë dëmtuar, ndërsa numri i viktimave i tejkaloi 20 mijë pasditen e së enjtes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos