Çmontohet banda e neonazistëve motoristë, kapet arsenal armësh e kokainë

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 10:13 | Bota

Policia e Austrisë bën me dije se ka sekuestruar një arsenal të madh armësh dhe materiale e simbole nazistësh, gjatë kontrolleve që ushtroi në disa objekte në pronësi të një grupi të ekstremit të djathtë.

Deri në këto momente, janë vënë në pranga 6 persona, të cilët sipas policisë ishin pjesëtarë të një bande të jashtëligjshme motoristësh.

Gjatë kontrolleve u sekuestrua dhe një sasi e madhe lënde narkotike e llojit kokainë, si dhe 1 milion euro kesh.

Mes armëve të sekuestruara ishin 35 pushkë, 25 armë automatike, 100 pistoleta, 400 armë sinjalizuese dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

Ministri i Brendshëm austriak tregon se hetimet për bandën Bandidos kishin nisur që vitin e kaluar pas informacioneve se ajo po kërkonte të zgjerohej dhe të krijonte incidente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos