Çollaku: Çelësi i zgjidhjes së krizës mes Kosovës dhe Serbisë, vetëm një marrëveshje përfundimtare

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 20:24 | Kosova
Çollaku: Çelësi i zgjidhjes së krizës mes

Besim Çollaku, ish-ministër i Integrimit Evropian të Kosovës, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN ka folur mbi situatën në veri të Kosovës, ku u fokusua kryesisht te dialogu mes palëve, duke u përqendruar te takimi i dështuar i sotëm në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiç.

Sipas Çollakut, në Kosovë askush nuk kishte pritshmëri nga takimi i sotëm, megjithatë ai u shpreh besimplotë se një rrugëzgjidhje patjetër që do të ketë, por do të jetë afatshkurtër dhe kështu do të vazhdojë, sipas tij, për aq kohë sa nuk ka një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.

Si shkohet drejt fundit të krizës mes Kosovës dhe Serbisë?

Në Kosovë askush nuk ka pasur pritshmëri pozitive nga takimi i sotëm në Bruksel. Një rrugëdalje patjetër që do të ketë, por ajo do të jetë afatshkurtër. Këto tensione do të vazhdojnë për aq kohë sa nuk do të kemi një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe për fat të keq, as Kryeministri Kurti dhe as Presidenti Vuçiç nuk e kanë vullnetin për gjetjen e kësaj marrëveshjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos