Nuk dihet nëse do ketë tryezë me Vuçiç, Kurti takohet me Borrell: Politika duhet të ketë vlera!

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 16:16 | Kosova
Nuk dihet nëse do ketë tryezë me Vuçiç, Kurti

“Politika duhet të ketë vlera”. Kjo është fraza që dëgjohet t’i thotë kryeministri Albin Kurti, përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Hoze Borrel, në nisje të takimit të tyre në Bruksel. Atmosfera mes palëve dukej e mire, ku nuk munguan batutat dhe buzëqeshjet.

“Ja ku jemi sërish”, dëgjohet të thotë Borrel, përballë Kurtit në tryezë, ku i pranishëm është edhe i emëruari i posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak. Ata po diskutojnë lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kriza aktuale.

Kryeministri Kurti shkon me synimin e qartë që të flasë për lirimin e 3 policëve të rrëmbyer nga Serbia. Një takim dypalësh, Borrel pritet që ta zhvillojë edhe me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Megjithatë ka ende paqartësi nëse dy liderët do të ulen në të njëjtën tryezë përballë njëri-tjetrit. Vuçiç ka konfirmuar për mediat e Beogradit se në asnjë mënyrë nuk do të takohet me Kurtin në Bruksel.

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, gjatë një prononcimi për mediat nuk e saktësoi nëse do të ketë ose jo një takim trepalësh, por theksoi se diskutimet do të fokusohen në shtensionimin e situatës në veriun e vendit, në mënyrë që palët ti rikthehen zbatimit te marrëveshjes drejt normalizimit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/22/kfor-i-eshte-i-paanshem-stoltenberg-prania-e-nato-s-ne-kosove-e-rendesishme/
https://a2news.com/2023/06/22/tensionet-ne-veriun-e-kosoves-lideret-e-be-zbatoni-marreveshjen-ose-perballuni-me-pasojat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos