“KFOR-i është i paanshëm”, Stoltenberg: Prania e NATO-s në Kosovë, e rëndësishme

Nga A2 CNN
22 Qershor 2023, 15:44 | Kosova
“KFOR-i është i paanshëm”, Stoltenberg: Prania e

Kriza aktuale në Kosovë është dëshmi që konfirmon rëndësinë e prezencës së NATO-s në këtë shtet. Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, gjatë një konference për shtyp në selinë qendrore në Bruksel, bashkë me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Kreu i NATO-s ritheksoi qëndrimin e tij se KFOR-i do të vijojë të garantojë lirinë e lëvizjes dhe mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Stoltenberg përsëriti apelin e tij ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç që të ulin tensionet dhe t’i kthehen në mënyrë konstruktive dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian.

“Ne kemi shtuar prezencën e trupave tona të KFOR-it në Kosovë, si reflektin i tensioneve të larta të javëve të fundit. Çfarë NATO bën në Kosovë është e paanshme, bazuar në mandatin e Kombeve të Bashkuara. Mandati jonë atje është që të garantojmë lëvizjen e lirë të të gjitha komuniteteve, por gjithashtu të ndihmojmë dhe mbështesim përpjekjet diplomatike të Bashkimit Europian. Prandaj ftojmë palët që të angazhohen me mirëbesim në dialog dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të shtojnë tensionet në Kosovë”, tha Stoltenberg.

Presidenti malazez u bëri apel liderëve në Prishtinë dhe Beograd që të gjejnë një zgjidhje për qetësimin e situatës, pasi nga zgjidhja e krizës përfiton i gjithë Ballkani Perëndimor, përmes stabilitetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos